“His Dark Materials”, trilogjia trembëdhjetë vjet e vjetër e romaneve fantastike nga Philip Pullman, këtë vit do ta ketë adaptimin e plotë në BBC. Teaseri që është shfaqur i tregon karakteret, por jo edhe më shumë.
Dafne Keen është personazhi kryesor, Lyra Belacqua. James McAvoy është lordi Asriel, shkencëtar dhe xhaxhai i Lyras. Lin-Manuel Miranda është Lee Scoresby, balonisti i Teksasit dhe figurë atërore që e ndihmon Lyran në rrugën e saj. Ruth Wilson është Marisa Coulter, agjentja e pamëshirshme e "Kishës" dhe Clarke Peters është dr. Carne, dekani i Jordan College, shkruan KOHA Ditore.

Libri i parë në serinë e librave të njohur të Pullman u botua si “The Golden Compass” në SHBA në vitin 1995. Ai u adaptua në vitin 2007 në filmin me po të njëjtin titull, ku luajtën Nicole Kidman si Coulter dhe Daniel Craig si Asriel. Filmi ishte një sukses mesatar, si tek kritikët ashtu edhe në arkat kinematografike. Dy librat e tjerë nuk janë xhiruar/përshtatur kurrë.
BBC e dha dritën e gjelbër për serinë në vitin 2015 dhe e miratoi sezonin e dytë vitin e kaluar. “His Dark Materials” bëhet me bashkëproduksion të HBO në bashkëpunim me BBC, kështu që është e mundur që do të shfaqet premierë pas përfundimit të “Game of Thrones”.