Showbiz

Serena Williams mohon që vallëzimi në Super Bowl ishte “thumb” për Drake

Serena Williams në ballinën e revistës prestigjioze TIME

Serena Williams në ballinën e revistës "TIME"

Tenistja Serena Williams ka sqaruar se performanca e saj gjatë spektaklit “Super Bowl”, nuk ishte “thumbim” ndaj ish-të dashurit të saj, reperit Drake.

“Absolutisht jo. Kurrë nuk do ta bëja këtë. Më trishton që dikush mund të mendojë kështu. E kuptoj si mund të krijohej ajo ide, por nuk kam ndjerë kurrë negativitet ndaj tij. E njohim njëri-tjetrin prej vitesh”, ka thënë Williams për Time.

Në “Super Bowlin” e muajit shkurt, gjatë performancës së reperit Kendrick Lamar dhe këngës “Not Like Us”, e cila është një diss i hapur ndaj Drake, Williams dhe disa balerinë kanë bërë lëvizjet e “crip walk”, vallëzim i lidhur shpesh me lagjen e Compton dhe kulturën hip-hop të viteve ‘90.

Vargu në këngën e Lamar, i cili thotë: “Better not speak on Serena” u interpretua si përgjigje ndaj vargut të Draket në këngën e tij të vitit 2022, ku thotë: “Sidebar, Serena, your husband a groupie”.

Prania e Williamsit në skenë u komentua gjerësisht si një mbështetje publike për Lamarin dhe një kundërpërgjigje për Drake.

Por kampionia e tenisit ka theksuar se nuk kishte motive të tilla. Ajo ka thënë për Time se e kishte diskutuar me ekipin e saj nëse duhej të merrte pjesë apo jo, duke qenë se kishte pritshmëri që do të kishte reagime negative.

“Kush do ta kishte menduar që një teniste nga Compton do të konsiderohej një ndër më të mirat e të gjitha kohërave? Ishte thjesht një pikëçuditëse mbi të gjithë rrugëtimin tim”, ka thënë Serena.

Në mënyrë të sinqertë dhe plot humor, ajo ka treguar se kishte pirë dy gota tekila para se të dilte në skenë, ndërsa ekipi i saj i kishte thënë të mos e pinte të tretën.

Performanca e Lamarit ka shkaktuar 125 ankesa në FCC (Komisioni Federal i Komunikimeve), ku disa shpreheshin se vallëzimi i Williams promovonte “një lloj lidhje me gangsterët e bandave”, sipas TMZ.

Kur është pyetur nëse pendohet për pjesëmarrjen, Williams ka thënë se s’ka përgjigje.

“Nuk e di nëse jam pishman apo jo. Nuk e kam ende një përgjigje për këtë”, është shprehur ajo.

Performanca e Kendrick Lamar në "Super Bowl":