Tenistja e pensionuar, Serena Williams, ka deklaruar se i është mohuar hyrja në një restorant në Paris.

Ajo ka thënë se është ndier e dëshpëruar, kur punonjësit nga restoranti "The Peninsula, L’Oiseau Blank", i kanë thënë se nuk ka vend brenda, ndërkohë që ajo i ka parë disa tavolina bosh.
“Dëshpërues Peninsula Paris. Më është mohuar hyrja në kulmin e një restoranti bosh”, ka shkruar ylli në rrjetin social “X”.

Ndërkohë dikush nga stafi i restorantit, i është përgjigjur Serenës duke insistuar se kishin shumë rezervime dhe duke i kërkuar falje yllit të sportit.
“E dashur zonja Williams. Ju lutem pranoni kërkimfaljen tonë më të sinqertë për dëshpërimin tuaj sonte. Fatkeqësisht, bari jonë në kulmin e restorantit, ishte i tëri i rezervuar dhe tavolinat bosh që ke parë i përkisnin restorantin tonë 'L’Oiseau Blank', të cilat ishin të rezervuara të gjitha”, ka shkruar në rrjete sociale dikush nga faqja "stafi i restorantit".

Shumë mbështetës të sportistes kanë komentuar në postimin e saj duke thënë se restoranti do të mund të bënte vend për të.
“Kush nuk i bën vend mbretëreshës?”, ka komentuar një adhurues.
“Mund ta blesh të gjithë vendin”, ka shkruar një tjetër.
Ndërkohë, Serena, së fundmi ka treguar se ishte inspiruar për të arritur sukses pasi në të kaluarën, një burrë i ishte zhdukur nga jeta e saj pa asnjë lloj sqarimi.
“Ishte lidhja e parë që kam pasur në jetë, por isha në të 20-tat e mija, pastaj ai u zhduk, u zhduk pa asnjë shpjegim dhe nuk ishte edhe aq serioze. Prandaj e përdora këtë fakt dhe e bëra shumë më serioz se që ishte. E shfrytëzova këtë rast t’i thosha: ‘Ky ishte motivimi që më duhej, vetëm një arsye që e përdora për të shkuar edhe më lart”, pati thënë sportistja.
Serena, e cila tani është e martuar me Alexis Ohanian dhe ka dy fëmijë, është pensionuar nga tenisi në vitin 2022.