Selena Gomez ka deklaruar se është shumë e lumtur me pamjen e saj dhe mënyrën se si e jeton jetën.
Këngëtarja dhe aktorja amerikane me prejardhje latine, është shprehur në llogarinë e saj në Tik Tok se ndihet perfekt ashtu siç është, pas kritikave që kanë shpërthyer ne rrjetet sociale për dukjen, shkruan revista “People” të enjten.
“Po përpiqem të qëndroj e dobët, por shkova te ‘Jack in the Box’ dhe mora katër ‘taco’, tre rrolle vezësh, rrathë qepe dhe një sandviç pule pikant. Por sinqerisht, nuk më intereson pesha ime, sepse njerëzit gjithsesi nuk e shohin atë”, ka shkruar Gomez 29-vjeçare.
Ajo ka shtuar se nuk i kushton shumë rëndësi peshës dhe se nuk është e obsesionuar pas paraqitjeve.
Selena e cila ka më shumë se 300 milionë ndjekës në Instagram, ka deklaruar më parë se pesha e saj luhatet për shkak të diagnozës me Lupus.
Ajo po ashtu ka sqaruar se si barnat e ndryshme që ajo përdor ndikojnë në peshën e saj.
Selena, e cila më 22 korrik bëhet 30-vjeçare, është shprehur e entuziazmuar që do të kalojë në një kapitull të ri në jetën e saj.