Showbiz

Selena Gomez tregon se si ndihet si miliardere

Selena Gomez

Selena Gomez

Artistja Selena Gomez ka thënë se arritja e statusit të miliarderes nuk e ka ndryshuar, por e ka bërë krenare për suksesin që ka arritur në karrierë.

32 vjeçja, që arriti statusin e miliarderes këtë vit, për revistën “The Hollywood Reporter”, ka thënë se nuk i kushton edhe aq vëmendje këtij titulli.

“Nuk i kushtoj shumë vëmendje. Nuk mendoj se diçka tek unë ka ndryshuar. Nuk mendoj se ndihem ndryshe. Mendoj se jam thjesht shumë krenare. Dhe gjithashtu, personalisht, nuk mendoj se është puna e dikujt tjetër”, ka thënë ylli.

Selena është themeluesja e brendit të produkteve të bukurisë “Rare Beauty”, të cilin e nisi në vitin 2020.

Kjo markë është e njohur edhe si promovuese e shëndetit mendor dhe edukimit. 

“Çdo gjë që kam bërë para ‘Rare Beauty’ ka pasur një element të ndihmës për të tjerët”, ka theksuar aktorja.

Para se “Rare Beauty” të shiste produktin e parë, Gomez dhe ekipi i saj krijuan fondacion bamirës për t'i mbështetur këto kauza.

“Njerëzit kërkojnë që të kenë diçka më të qasshme, diçka gjithëpërfshirëse, diçka që nuk është e komplikuar”, ka thënë ylli për brendin.