Showbiz

Selena Gomez tregon se nuk është në një lidhje dashurie

Selena Gomez dëshiron që të gjithë ta kuptojnë se ajo nuk është në një lidhje dashurie.

Këngëtarja dhe aktorja 31-vjeçare, ka shpërndarë një video në TikTok duke deklaruar edhe njëherë se nuk është në ndonjë lidhje.

“Qëlloni se kush ka të dashur? Unë jo, jeni të gjithë të sigurt”, thotë ajo në video.

Gomez ka qenë duke e shijuar së fundmi kohën e saj pa të dashur.

Këtë e ka thënë ajo në një intervistë së fundmi.

“Mendoj se të gjithë kalojmë nëpër faza të ndryshme. Do të ishte mirë që ta kisha dikë por unë po e shijoj mënyrën sesi jam dhe jam e lumtur”, ka thënë ajo.