Showbiz

Selena Gomez përgjigjet pasi e kritikojnë se i dridhen duart

Selena Gomez i ka adresuar komentet nga disa ndjekës të saj në rrjetet sociale për një video të fundit ku është parë duke iu dridhur duart.

Ylli ka postuar një video në TikTok për rutinën e saj të makijazhit dhe kujdesit të lëkurës, shkroi CNN.

Disa e kanë vërejtur se duart e saj nuk ishin të qëndrueshme disa herë. Një përdorues i TikTokut e postoi një video të saj që çoi në përgjigjen e Gomezit.

“Dridhem për shkak të gjendjes time mjekësore të lupusit”, shkroi në koment ajo.

Videoja ku kritikohej Gomezi për duart që i dridheshin është fshirë më pas.

Këngëtarja dhe aktorja ka qenë e zëshme për problemet e saj shëndetësore, përfshirë lupusin dhe diagnostikimin e të qenit bipolare.

Lupus është gjendje kronike inflamatore që i shkakton trupit të sulmojë qelizat dhe indet e shëndetshme.