Showbiz

Selena Gomez në lidhje me yllin e “The Chainsmokers”

Selena Gomez po raportohet se është në lidhje me artistin Andrew “Drew” Taggart.

Këngëtarja 30-vjeçare, e cila më parë ka qenë në lidhje me këngëtarin Justin Bieber, e më pas edhe me këngëtarin The Weeknd, tani thuhet ka nisur një romancë me këngëtarin Drew.

Një burim ka thënë për “Us Weekly” se Gomez dhe këngëtari i “Chaninsmokers” nuk po mundohen aspak që ta mbajnë lidhjen të fshehur.

“Dyshja po kalojnë kohë me njëri-tjetrin duke shkuar në qëndra të bowlingut dhe në kinema”, ka thënë burimi.

Sipas këtij burimi, Selena është e afeksionuar pas Taggartit.

Në nëntor të vitit të kaluar, këngëtarja e “Only Murders in the Building” ka sqaruar se është e vendosur ta gjejë sërish dashurinë, pavarësisht lidhjeve të mëparshme të dështuara.

Image