Showbiz

Selena Gomez ndihet “e sigurt” me Benny Blancon

Selena Gomez

Selena Gomez

Këngëtarja Selena Gomez, ka thënë se ndihet “më e sigurt se kurrë” në marrëdhënien e saj me producentin muzikor Benny Blanco, dhe kjo ndjenjë komoditeti, siç ka thënë këngëtarja, e ka bërë atë më të hapur për të ndarë në rrjetet sociale momente nga romanca e tyre.

Çifti, që është bashkë për më shumë se një vit, shpesh ndan momente të lidhjes së tyre me fansat, por edhe vazhdon t’i mbajë private shumë momente të tjera.

Në një intervistë për The Hollywood Reporter, Gomez ka shpjeguar pse ka filluar të jetë më e hapur. “Mendoj se kjo është hera e parë që ndihem kaq e sigurt në një marrëdhënie, dhe shoh një të ardhme me këtë person. Dhe kur ndan pak nga jeta jote, njerëzit nuk janë kaq të etur të të ndjekin vazhdimisht”, ka thënë ylli.

Ajo beson se duke ndarë momente të thjeshta, siç është ndonjë darkë së bashku, ndihmon që paparacët të mos jenë gjithmonë duke e ndjekur.

“Nëse dëgjojnë diçka, do ta kërkojnë, por nëse thua ‘po, shkuam në ‘Sushi Park’’, ata do ta pranojnë”, ka thënë tutje këngëtarja.

Megjithatë, Gomez ka theksuar se shumë momente të marrëdhënies së tyre mbeten private duke shpjeguar se ka shumë momente të tjera të lidhjes së saj me Blancon, të cilat njerëzit nuk i shohin. 

Artistja, tutje ka thënë se ani pse përpiqet të mos u japë paparacëve fotografi të mira, ajo e di që kjo është pjesë e jetës së saj dhe herë pas here duhet ta pranojë.

Gomez gjithashtu ka thënë se ndihet e lumtur për balancën që ka arritur ta krijojë mes jetës publike dhe asaj private.

“Po, kam një jetë private, sepse kaloj kohë me njerëz që nuk janë kaq të përfshirë në industrinë e showbiz-it. Kam të dyja”, ka thënë ajo. 

Për jetën e saj familjare, si shkuarja në ndeshjet e futbollit të motrës së saj Gracie, ajo nuk shqetësohet nga vëmendja e mediave duke thënë se “askush nuk më shqetëson përveçse kur jam në qendër të gjithë asaj zhurme”.

Gomez ka thënë se është krenare që motra e saj 11-vjeçare Gracie nuk ka dëshirë të ndjekë hapat e saj në botën e famës.

“Gezohem shumë kur ajo thotë: ‘Nuk dua të bëj atë që bën ti’. Do ta mbështes çfarëdo që të ëndërrojë, por është bukur ta lë atë të vendosë për veten. Gracie pëlqen aktivitete të thjeshta si të shkojë në ‘Target’ dhe të luajë bouling dhe i pelqejnë artistë si Billie Eilish dhe Frank Ocean. Ajo ishte Adam Sandler për Halloween. Duket shumë interesante dhe e bukur”, ka thënë ndër të tjera aktortja.