Showbiz

Selena Gomez mohon të ketë qenë në lidhje me nipin e John F.Kennedy

Selena Gomez, John Schlossberg dhe John F. Kennedy

Selena Gomez, John Schlossberg dhe John F. Kennedy

Këngëtarja me famë botërore, Selena Gomez, ka mohuar të ketë qenë në lidhje me nipin e vetëm të ish-presidentin të shteteve të bashkuara John F. Kennedy.

Një adhurues i saj ka pretenduar se “disa tabloide” kanë shkruar se ajo kishte në lidhje romantike me John Schlossberg, ndërmjet viteve 2020 e 2021, shkruan Page Six.

Këngëtarja i është kundërpërgjigjur duke i thënë se kurrë se ka takuar atë.

Komenti i Selenas në Instagram

“Asnjëherë se kam takuar këtë njëri, më vjen keq”, ka thënë Gomez përmes llogarisë së saj në rrjetin social Instagram, ndërkohë që John nuk ka komentuar rreth thashethemeve në fjalë dhe është ende e paqartë nëse ka qenë në lidhje me dikë përgjatë asaj periudhe.

Selena Gomez është në lidhje romantike me producentin Benny Blanco që nga vera e vitit të kaluar, ndërkohë që lidhjen e kanë bërë publike përgjatë muajit dhjetor të vitit 2023.

“Ai po më trajton më mirë se çdo qenie njerëzore në këtë planet”, ka thënë më parë Selena.