Për ditëlindjen e saj Selena Gomez ka thënë se në vend të dhuratave ajo do që fansat të dhurojnë para për bamirësi
Selena Gomez dëshiron që fansat e saj të dhurojnë për bamirësi para në vend të dhuratave për ditëlindjen e saj të 31-të.
Aktorja e “Only Murders in the Building”, e cila të shtunën (22.07.23) në Instagram shkroi për t'u thënë ndjekësve të saj që të bëhen më të mirë siç ka qenë deri më tash, shkruan Female First.
Ajo tha: ”Jam mirënjohëse për kaq shumë gjëra në jetën time dhe një nga gjërat për të cilat jam më mirënjohëse është puna që kemi mundur të bëjmë me Fondin e Ndikimit të Rrallë nëpërmjet @Rarebeauty.”
"Për shkak të jush ne kemi qenë në gjendje të rrisim ndërgjegjësimin dhe të rrisim qasjen në shërbimet e shëndetit mendor për të rinjtë. Ky është pasioni im i vërtetë në jetë."
Selena shtoi se në vend që të merrte dhurata, donte që njerëzit t'i dhuronin para Fondit të Ndikimit të Rrallë.
Ajo tha “Nëse ke mjetet, mendo të dhurosh për të na ndihmuar të bëjmë një ndryshim. JU DUA TË GJITHËVE!".
Selena krijoi Fondin e Ndikimit të Rrallë në vitin 2020 si pjesë e angazhimit të saj për të trajtuar shëndetin mendor dhe vetë pranimin, sipas faqes së internetit të kauzës së mirë.
Këngëtarja – e cila u diagnostikua me çrregullim bipolar në vitin 2020 – ka përdorur edhe mediat sociale për t'u hapur rreth betejave të saj për shëndetin mendor.
Ajo ka pranuar se ka pësuar një "çrregullim mendor" gjatë turneut të saj 'Revival' të vitit 2016, të cilin e anuloi para kohe.
Ish-asistentja e saj Theresa Mingus tha në dokumentarin Apple TV+ të Selenës “My Mind and Me” për Selena: "Ka momente kur ajo thotë gjëra të tilla si : 'Nuk dua të jem gjallë tani. Nuk dua të jetoj.'”
Selena ka marrë pushim nga rrjetet sociale pasi u bombardua me urrejtje nga disa komentuesit, dhe vitin e kaluar goditi përsëri në një video të TikTok që pretendonte se ishte "gjithmonë e dobët" kur po dilte me Justin Bieber.
Ajo kishte marrë edhe kritikat nga komentuesit e fansat gjatë kohës kur po dilte me këngëtarin Justin Bieber. Asaj i kishin thënë se është shumë e hollë gjatë asaj kohe. Ndërsa Tik-Toker të tjerë në përkrahje të Selenës kanë thënë se kjo mënyrë e komentimit quhet “ nxitje e urrejtjes për shkak të dukjes fizike” dhe nuk është në rregull.
Përkundër këtyre komenteve Selena përmes postimeve të fundit nëpër rrjete sociale po përshkruan se po ndihet mirë dhe nuk po i intereson se çfarë thonë të tjerët për trupin e saj. Ajo po ha aq sa dëshiron dhe nuk po i pengon aspak se ka shtuar pak peshë.
Përgatiti: Vita Abrashi - Kajtazi