Showbiz

Selena Gomez: Kam probleme shëndetësore, s’mund të mbaj fëmijë

Selena Gomez

Për shkak të problemeve shëndetësore, Selena Gomez, nuk mund ta mbajë foshnjën edhe nëse do të ngelej shtatzënë. Këngëtarja e njohur ka thënë se problemet shëndetësore do t’ia rrezikonin asaj dhe foshnjës jetën, derisa ka thënë se “është dashur me kohë të pajtohet me këtë”.

DailyMail ka raportuar se aktorja 32-vjeçare këmbëngul se dëshiron të bëhet nënë një ditë.

“Nuk është domosdoshmërisht mënyra se si e përfytyrova. Mendova se do të ndodhte ashtu siç ndodh për të gjithë. Për mua rrugëtimi i shtatzënisë do të duket pak më ndryshe”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që të birësojë ose të bëjë nëpërmjet nënës surrogate.