Showbiz

Selena Gomez bëhet miliardere

Selena Gomez

Selena Gomez

Foto: Associated Press

Selena Gomez u bë e famshme kur ishte fëmijë, duke u bërë një yll në Barney dhe Disney Channel. Tani ajo ka fituar statusin e miliarderes.

Aktorja dhe këngëtarja 32-vjeçare ka grumbulluar pasuri me vlerë 1.3 miliardë dollarë, sipas Bloomberg, i cili e shtoi personazhin e famshëm në indeksin e miliarderëve të premten, raporton BBC.

“Bloomberg” ka thënë se pasuria e saj vjen kryesisht nga kompania e saj e kozmetikës “Rare Beauty”, të cilën ajo e themeloi pesë vjet më parë.

Suksesi i markës e ka bërë atë një nga "femrat më të reja" në listë, së bashku me Taylor Swift dhe Rihanna.

“Rare Beauty”, e njohur për nuancat e buzëve që ka pasur sukses viral në mediat sociale, thuhet se ka realizuar shitje neto prej 400 milionë dollarësh në 12 muajt, deri në shkurt.

Gomez ka fituar gjithashtu dhjetëra miliona dollarë nga marrëveshjet me kompani si Louis Vuitton, Coach dhe Puma, sipas Bloomberg.

Bloomberg ka thënë gjithashtu se ajo fitoi të paktën 6 milionë dollarë për rolin e saj në “Only Murders in the Building", i cili së fundmi u rikthye për një sezon të pestë.

Gomez, e lindur në Teksas, ka kaluar gati tri dekada në sytë e publikut, ku përveç sukseseve ajo është përballur edhe me probleme shëndetësore - duke përfshirë diagnozat e çrregullimit bipolar dhe sëmundjes autoimune lupus.

Këngëtarja u bë femra më e ndjekur në botë në Instagram vitin e kaluar.

Ajo numëron më shumë se 424 milionë fansa në platformë, duke qëndruar përpara Sëift dhe Kylie Jenner.