Showbiz

Salma Hayek e impresionuar nga “serioziteti” i djemve të Angelina Joliet

Salma Hayek

Aktorja e njohur e Hollywoodit, Salma Hayek, ka treguar se është e impresionuar me djemtë “seriozë” dhe “profesionistë” të Angelina Jolies, Maddox dhe Pax, pasi kanë filluar të punonin në setin e filmit të ri të nënës së tyre, “Without Blood”.

Angelina ka shkruar dhe ka drejtuar filmin dhe djemtë e saj Maddox, 23-vjeçar dhe Pax, 20-vjeçar, janë punësuar në departamentin e ndihmësregjisorit, duke shërbyer si ndërlidhës mes regjisorit dhe departamenteve të tjera - dhe ylli i filmit, Salma është shprehur e lumtur që punonte së bashku me ta sepse sipas saj, ata ishin shumë të përkushtuar ndaj punës që bënin.

“Ata punojnë shumë. Angelina ishte shumë profesioniste me ta... Ajo kërkon shumë. Ata fituan respektin e ekipit, ishin të mirë me ekipin dhe e dinin vendin e tyre. Nuk më trajtonin si më trajtojnë jashtë punës... Punojnë shumë. Janë shumë seriozë në atë që bëjnë”, ka thënë Hayek për revistën “People”. “Është disi qesharake, i ngacmoja në fillim, por më pas mu desh të thosha, ‘Jo. Më duhet të ndahem dhe t’i trajtoj si profesionistë sepse është mungesë respekti’”.

Djemtë e Angelinës gjithashtu punuan në departamentin e ndihmësregjisorit në xhirimet e filmit të saj “Maria” - i cili u drejtua nga Pablo Larrain - dhe ajo tha se puna ishte e mirë për ta.

“Ata e kanë bërë këtë disa herë dhe mendoj se është e mirë për ta. Paxi tenton të bëjë fotografi dhe Pablo ishte i mrekullueshëm dhe e kuptoi se ai ishte i mirë në fotografim”.

Aktorja ishte gjithashtu mirënjohëse që kishte djemtë e saj pranë për ta mbështetur, sepse roli në filmin për këngëtaren e operës Maria Callas ishte shumë rraskapitës në aspektin emocional.