Aktori i mirënjohur i Hollywoodit, Ryan Phillippe, ka postuar në InstaStory një fotografi me ish-gruan e tij, aktoren Reese Witherpsoon, gati 16 vjet pas divorcit.

“Ishim shumë të mirë gjatë fundit të dekadës së viteve 90’ta. Kohë shumë më ‘cool’ atëherë sesa tash”, ka shkruar Ryan, raporton FoxNews.
Ndërkohë që ylli në një intervistë për këtë medium gjatë muajit mars, pati thënë se është shumë e lehtë ta menaxhojnë prindërimin me ish-gruan e tij.
“Kurrë nuk kemi pasur probleme me këtë pjesë. Të dy ishim gjithmonë shumë të përkushtuar edhe pasi nuk ishim më bashkë. Pas ndarjes u lehtësuan gjërat, sepse të dy kishim prioritet fëmijët. Asnjëherë fëmijëve nuk ju kemi folur keq për njëri-tjetrin. Të dy ishim të bashkuar t’i mbështesnim. Tani ata janë të rritur”, pati thënë aktori.
Ndër të tjera ai ka shtuar se ka komunikim shumë të mirë me ish-gruan.
Ryan Phillippe dhe Reese Witherspoon ishin të martuar nga viti 1999 deri më 2008 dhe bashkë kanë dy fëmijë, vajzën Ava, 24 vjeçe dhe djalin Deacon, 20 vjeç.

Ata janë njohur gjatë ndejës së ditëlindjes së Reeses në vitin 1997. Një vit më pas ata luajtën në filmin e famshëm “Cruel Intentions”.
