Ryan Gosling, aktori i njohur nga filmat “Barbie” dhe “La La Land”, është në negociata për të luajtur në një film të ri të “Star Wars”, nën regji të Shawn Levyt, regjisorit të njohur për filmat si “Deadpool 3” dhe serialit “The Adam Project”.
Variety ka shkruar se skenari i filmit po shkruhet nga Jonathan Tropper, autor i skenarit të filmit “This Is Where I Leave You” dhe serialit “The Adam Project”.
Ky film do të jetë projekt i veçantë, që nuk ka lidhje me sagan e Skywalkerit, e cila përfundoi me filmin “Star Wars: The Rise of Skywalker” në vitin 2019.
Sipas The Hollywood Reporter, detajet e tjera të filmit mbeten sekrete për momentin.
Megjithatë, angazhimi i Goslingut mund të çojë këtë projekt në një pozicion të rëndësishëm në zhvillimin e filmit të “Star Wars”, duke e bërë atë një nga projektet kryesore për vitet në vazhdim, përpara atyre që janë paralajmëruar nga regjisoret James Mangold, Sharmeen Obaid-Chinoy dhe Dave Filoni.
Ky do të ishte një hap i rëndësishëm për Goslingun, pasi ende nuk ka marrë pjesë në projekte të mëdha franshiza, krahasuar me shumë nga kolegët e tij të Hollywoodit.
Gosling do të shfaqet së shpejti në filmin “Project Hail Mary”, një triler shkencor me regji të Phil Lordut dhe Christopher Millerit.