Showbiz

Ryan Golsing dhe Eva Mendes shfaqen bashkë pas disa vjetësh

Eva Mendes dhe Ryan Golsing

Eva Mendes dhe Ryan Golsing

Çifti i njohur i Hollywoodit, aktorja, Eva Mendes dhe burri i saj, aktori, Ryan Gosling, bënë një paraqitje të rrallë publike, pasi shkuan ta ndjekin finalen e gjimnastikës në kuadër të lojërave Olimpike në Paris.

Aktori i filmit të shumëpërfolur “Barbie”, ku luan rolin e kukullës Ken dhe partnerja e tij Eva, nuk janë parë bashkë në publik prej vitesh.

Para ngjarje së gjimnastikës, ata kanë shkuar ndaras në “Grand Prix” në Chateau të Versajës.

Ryan dhe Eva janë njoftuar gjatë xhirimeve të filmit “The Place Beyond The Pines”.

Ata rrallë bëjnë postime në lidhje me njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe nuk flasin publikisht rreth lidhjes së tyre.

Ajo pati thënë se nuk flasin rreth jetës private e as nuk shkojnë nëpër tepih të kuq bashkë sepse “nuk na pëlqen të ekspozojmë privatësinë tonë, të cilën e vlerësojmë shumë”.

Çifti nuk ka treguar as ku dhe as kur janë martuar, ani pse Eva e quan “burri im” Ryanin.

Në muajin maj, Ryan, në premierën e filmit “The Fall Guy” pati thënë se “nuk do të mund të isha këtu pa Evan”

“Ajo është me vajzat, e kur punon ajo, unë rri me vajzat gjithashtu. Ajo është edhe trajnuesja ime e aktrimit. Ajo me të vërtetë është bërë trajnuesja më e mirë që kam pasur. Është e pakufishme se sa shumë më ndihmon”, pati thënë ai për revistën Extra.

Aktorët kanë qenë shumë të rezervuar edhe për vajzat e tyre, ani pse gjatë majit, Ryan, pati thënë se vajzat e thërrasin “Papi”, që do të thotë “Babi” në spanjisht.

“Thjesht s’ka asgjë, asgjë më mirë se kjo”, pati thënë ai për Wall Street Journal.