Showbiz

Rron Gjinovci, prezantues e analist, por pozon si model

Rron Gjinovci është emër i njohur nga shoqëria civile, por edhe më njohur si analist politik.

Së fundi po e shohim edhe si model, e gjithë kjo për faktin që Rroni po i kushton shumë rëndësi aktivitetit në rrjete sociale.

Postime të shumta e poza si model kanë ngjallur reagime të shumta nga komentuesit duke e komplimentuar thjeshtësinë, por edhe stilin e tij.

I veshur me “Bradaman”, një koleksion nga Yllka Brada, Gjinovci ka shkëlqyer në këto imazhe të publikuara në llogarinë e tij në Instagram.

Gjinovci udhëheq emisionin e tij “Java sonte me Rronin” në KTV, çdo të premte nga ora 20:10.