Showbiz

Ronela Hajati shkëlqen në festivalin e RTSH-së, i bën dedikim babait të ndjerë

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare me mbi 20 vjet karrierë, Ronale Hajati, është pjesë e festivalit të këngës në RTSH. Dhe siç dihet tashmë, fituesi i këtij festivali do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong 2022”.

Hajati përveç që ka mahnitur me performancën e saj live, ajo është dukur për mrekulli. Ajo u shfaq e veshur me rroba nga stilisti i njohur, Niko Komani, duke shkëlqyer në skenë.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Niko Komani (@nikokomani)

 

Para së artistja ta fillonte performancen ka emocionuar publikun me dedikimin e saj për të atin.

“Babi tani që u riktheva në RTSH më vijnë ndërmend kohët kur më merrje me vete në punë. E vogël isha kur më sollët për herë të parë në Pallatin e Kongreseve. Unë fëmija më i zhurmshëm, por këtu bija qetësi. Mbaj mend që më ke thënë, ‘Artist i vërtetë është ai që e përballon skenën e Festivalit’. Prandaj s’kam ardhur pa u ndjerë 100% e sigurt. Ndjej zërin tënd që më thua: ‘Rronka do ja dalësh’”, tha Ronela para publikut të pranishëm në sallë.

Përndryshe 2021-ta ishte viti i Ronelës, pasi këngëtarja e ka publikuar edhe albumin e saj të mirëpritur dhe vlerësuar nga fansat, “RRON”.