Katër entuziastë të muzikës e kanë shkrirë talentin në një bend muzikor.
Rockerët e Grupit Koha po depërtojnë në skenë me përpunime të hiteve të bendeve shqiptare e botërore.
Muzikantët e rinj nga Suhareka rrëfejnë sesi i bashkoi pasioni për muzikën rock, të cilën ata e sjellin para audiencës në një mënyrë të veçantë.
Grupi Koha është prezantuar në skena të festivaleve dhe klubeve të natës. Rockerët e rinj thonë se nuk është fort e lehtë të gjejnë hapësirë me këtë lloj muzike.
Në prapaskenën e grupit Koha, në Qendrën rinore të qytetit të Suharekës, dominon dashuria për muzikën, e kombinuar me përkushtimin për t’u prezantuar sa më mirë para publikut.