Muzikë

Rock grupi “Kiss” shet brendin dhe këngët

Rok grupi Kiss

Rok Grupi Kiss

Foto: Associated Press

Grupi i mirënjohur i zhanrit të muzikës rock, "Kiss" ia ka shitur të gjithë pronësinë e të drejtave autoriale dhe të gjitha këngët, një kompanie muzikore me bazë në Stockholm të Suedisë, Pophouse Entertainment, për 300 milionë dollarë amerikanë.

Kjo shitje shënon pensionimin e brendit nga performimi live në turneun “End of the Road Worl Tour”.

Detaje nga shitja e “Kissit” nuk janë zbuluar dhe merret vesh se është shitur ngjashëm si bendi muzikor britanik Genesis, por gjithsesi më pak se puna e mbretit të muzikës pop, Michael Jackson, e cila u shit për 600 milionë dollarë, shkruan BBC.

Sidoqoftë, Pophouse Entertainment, do të ketë nën pronësi tërë punën dhe veprimtarinë e grupit, duke përfshirë të gjitha të drejtat autoriale, që gjë lejon firmën suedeze të lejojë përdorimin e këngëve të Kissit edhe nga inteligjenca artificiale.

Kompania, e cila ka bashkëpunuar me Kissin për krijimin e avatarëve të perfomimit përmes teknologjisë inovative, përgjatë dhjetorit të vitit të kaluar, gjithashtu ka prodhuar koncerte të ngjashme për grupin e mirënjohur Abba.

Grupi rock "Kiss" u themelua në vitin 1973 nga këngëtarët Pail Stanley dhe Gene Simmons dhe u bënë të njohur për vizatimet ikonike të fytyrave, me të cilat prezantoheshin në skenë.

Ata janë të njohur për këngët si “Rock and Roll All Night” dhe “God of Thunder”. 

Ata patën një paraqitje në skenë pa vizatimet e fytyrave në vitin 1983, gjë që u emërua si “demaskimi” i grupit, ndërkohë që më vonë i “rimaskuan” në fund të vitit 1990.

Këngëtarë të mirënjohur si Bob Dylan dhe Bruce Sprinsgteen gjithashtu patën shitur brendin dhe pronësinë e të drejtave autoriale për shuma multimilionëshe.