Showbiz

Rock grupi “Gillespie” me album të ri

Rock-bandi vendas “Gillespie”, është gati për ta promovuar albumin e tretë muzikor.

“Diku dikur” është titulli i albumit të cilin anëtarët e këtij grupi do ta promovojnë përmes një koncerti, i cili do të mbahet në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës.

Për realizimin albumit “Diku..dikur” që e kthen këtë grup pas një kohe të gjatë në skenën muzikore, grupi ka bashkëpunuar me një varg artistësh të zhanrit rok-alternativ.

Koncerti i promovimit të albumit të grupit “Gillespie”, fillon nga ora 19:00, në fushën e basketbollit të lagjes Ulpiana në Prishtinë.