Showbiz

De Niro tregon për mishin “e çuditshëm” që ka ngrënë gjatë xhirimeve të “The Deer Hunter”

Robert de Niro

Robert de Niro

Foto: Associated Press

Robert de Niro ka treguar një histori interesante nga xhirimet e filmit të tij “The Deer Hunter” (1978), ku ka thënë se ka provuar mishin e gjarprit në Tajlandë.

81-vjeçari, i cili ka interpretuar në disa nga filmat më ikonikë të historisë së kinemasë, ka kujtuar se gjatë një dite xhirimi në lumin Kwai, iu ofrua një ushqim ekzotik dhe vendosi ta provonte, ka raportuar FemaleFirst.

Skena nga filmi "The Deer Hunter" 1978  (Universal Pictures)

“Po xhironim në lumin Kwai dhe dikush më tha: ‘Dëshiron të provosh mish kobre?’ Kështu që e provova... Ishte në rregull, por jo ndonjë gjë e veçantë. Ishte gatuar thjesht mbi zjarr. Ishin si ‘marshmallow’ dhe nuk kishin ndonjë shije të veçantë, as diçka për t’ia shtuar apo për ta bërë më të shijshëm”, ka thënë De Niro në podcasting Off Menu.

Filmi “The Deer Hunter”, i drejtuar nga Michael Cimino, fitoi çmimin “Oscar” për Filmin më të mirë dhe Regjinë më të mirë, duke shfaqur një portretizim të fuqishëm dhe të pagdhendur të Luftës së Vietnamit dhe ndikimit të saj tek ushtarët amerikanë.

De Niro dhe prezantusit e podcastit

Gjatë intervistës, De Niro ka folur gjithashtu një tjetër përvojë të jashtëzakonshme nga karriera e tij. Ai ka treguar se i është dashur t'i shtonte 27 kg për rolin e boksierit Jake LaMotta në filmin “Raging Bull” (1980) të regjisorit Martin Scorsese.

“Kur po shtoja peshë, duhej të haja çdo mëngjes, tri vakte të plota, gjë që ishte e vështirë. Pastaj duhej ta tretja ushqimin për të ngrënë drekën dhe darkën. Në fillim ishte argëtuese për 10, 12, 15 kilogramët e parë, por më pas u kthye në një lodhje të vërtetë”, ka thënë aktori.

Në këtë episod të Off Menu, De Niro ka folur për disa nga përvojat e tij të paharrueshme në filma dhe ka ndarë me humor preferencat e tij ushqimore.

“Kur pashë ‘Goodfellas’ në moshën 13-vjeçare, gjithmonë e kam ditur se një ditë unë dhe miku im James do ta pyesnim Robert De Niron se cili ishte gatimi i tij i preferuar”, ka thënë Ed Gamble, njëri nga prezantuesit e podcastit.