Showbiz

Robbie Williams e kishte refuzuar Beyoncen shumë vjet më parë

Robbie Williams - Beyonce

Robbie Williams - Beyonce

Thuhet se këngëtari britanik, Robbie Williams dikur refuzoi një takim me këngëtaren amerikan, Beyonce.

Bashkëpunëtori shumëvjeçar i këngëtarit 50-vjeçar, Guy Chambers, pretendon se në vitin 1998 dyshja u takuan në ngjarjen “Top Of The Pops” dhe Beyonce flirtoi me Robbie, i cili është tetë vjet më i madh se ajo, por ai mendoi se ajo ishte shumë e re.

Duke folur me Chris Difford të Squeeze në podkastin e tij "I Never Thought It Would Happen", Guy tha:"Më kujtohet Destiny's Child. Më kujtohet Beyonce. Ajo ishte tepër e re në atë kohë. Më kujtohet që ajo shikonte nga dera e dhomës së zhveshjes, duke flirtuar me Robin duke u përpjekur të tërhiqte vëmendjen e tij. Por ai tha: Oh, ajo është shumë e re. Unë nuk do të shkoj atje”.

Ndërkohë, Williams më parë zbuloi se ishte aktorja Cameron Diaz ajo e cila e inkurajoi atë të rindezte romancën e tij me tashmë gruan e tij Ayda Field, pas një ndarjeje të shkurtër.

Williams ka katër fëmijë me Ayda: Teddy, Charlton, Colette dhe Beau.