Showbiz

Rita Ora uron 28 Nëntorin me "Vallen e Shotës"

Rita Ora

Rita Ora

Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë me "Vallen e Shotës".

Ajo në llogarinë e saj në rrjetin social Instagam, ka ndarë një video ku shihet duke kërcyer "Vallen e Shotës", me tinguj të kombinuar me këngën e saj “Blac Widow”, në koncertin që pati mbajtur në Prishtinë për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Urime Ditën e Pavarësisë Shqipëri”, ka shkruar ylli.

Një urim të tillë, me "Vallen e Shotës", ajo e pati bërë edhe në vitin 2018, më anë të një postimi në rrjetin social “X”.

Rita Ora uron 28 Nëntorin me pamje nga koncerti i saj në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës - KOHA.net