Këngëtarja me famë botërore e origjinë shqiptare, Rita Ora, e njohur si një ndër këngëtaret më të mira të viteve të fundit në muzikën botërore, nuk kishte si të mungonte sot në ditën e shënuar për të gjithë shqiptarët anembanë globit.
Ajo ka zgjedhur që t’i urojë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit, ditën e Pavarësisë, me një video të publikuar në profilin e saj në Twitter, në të cilin shihen pamjet nga koncerti i saj në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Urime 28 Nëntori”, ka shkruar ylli shqiptar në këtë postim.
Urime 28 Nentori ?❤️? https://t.co/0gfYMCkGoM memories ?❤️
— Rita Ora (@RitaOra) November 28, 2018