Këngëtarja shqiptare me famë botërore, u emocionua në skenë teksa ka performuar një këngë që e pati bashkëpunim me këngëtarit tashmë të ndjerë, Liam Payne.
Vetëm disa orë pas vdekjes së yllit që u bë i njohur nga grupi “One Direction”, këngëtarja mbajti një koncert në Osaka të Japonisë.
Sapo u shfaq fotografia bashkë me këngëtarin, ajo filloi të këndonte duetin “For You”, mirëpo pak qaste më vonë, artistja u ul në shkallët e skenës ku tentoi të përmbahej nga lotët.
Ajo më pas tha se “nuk mund ta këndoj as këtë tani”, raportoi "Daily Mail".
31 vjeçari raportohet se ka rënë nga kati i tretë i një hoteli në Buenos Aires të Argjentinës të mërkurën në mbrëmje.
Gjatë ditës, Rita Ora është shprehur se ndihet e shkatërruar nga lajmi për vdekjen e Payne.
Ora dhe Payne kishin bashkëpunuar për hitin “For You”. Tani, 33-vjeçarja ka thënë se kjo këngë merr kuptim të ri për të.