Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka anuluar koncertin në Hungari vetëm disa orë para se të dilte në skenë, pasi e kaloi natën në një spital të Budapestit.
33-vjeçarja pati të performonte në “Campus Fesztival” në Debrecen të shtunën, por sipas “urdhrave të mjekëve”, Rita duhej ta anulonte koncertin dhe “të pushonte plotësisht”.
Rita Ora përmes një shkrimi në Instagram u kërkoi falje fansave. Ajo ka thënë se ka probleme me gurët në veshkë.
“Ju lutemi më falni për këtë kthesë të papritur të ngjarjeve, por fatkeqësisht nuk do të jem në gjendje të performoj në Campus Fesztival sonte. Duke kaluar natën në spital në Budapest, më duhet të pushoj plotësisht dhe të ndjek urdhrat e mjekut. Më vjen shumë keq për fansat e mi që do të ishin atje sot dhe jam vërtet mirënjohës për mirëkuptimin tuaj”, ka shkruar ajo.