Showbiz

Rita Ora në përgatitje të koleksionit të radhës me "Primark"

Rita Ora

Rita Ora

Rita Ora dhe kompania irlandeze kanë një lidhje më shumë se biznesore, këngëtarja ka rrëfyer historinë prekëse

Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka thënë se është duke përgatitur koleksionin e radhës në bashkëpunim me markën e veshjeve “Primark”, me të cilën ka bashkëpunuar disa herë.

“Primarkut”, Ora i është referuar si “shoku më i mirë” i saj, pasi ka thënë se gjithnjë ka blerë aty ndërsa rritej sepse sipas saj, aty rrobat ishin me çmime të arsyeshme, shumë të bukura e të cilat i përshtateshin.

“Po jam duke përgatitur diçka të re me ta. Janë shokët e mi më të mirë. Më duhet t’i përmend, jo vetëm sepse punoj me ta, por ata kanë qenë ndihmesë e madhe për mua ndërsa rritesha”, ka thënë Ora në podcastin “Table Manners”.

Rita Ora me veshje që ka krijuar më parë me "Primark"

Ajo ka thënë se një ndër arsyet që e shtyri atë të bashkëpunojë me këtë markë, është se ka parë që kanë lloje të shumta të veshjeve të brendshme që ofrojnë për gratë që kanë kryer operacion të kancerit të gjirit.

“Kur nëna ime ka pasur kancer në gji, ata patën variante të ndryshme të veshjeve të brendshme për gra që kanë kaluar operimin në gji, nga të cilat mund të zgjidhnim, prandaj kjo markë ka qenë diçka e madhe në jetën time”, ka bërë të ditur Ora.

Ndër të tjera ajo ka thënë se ka pasur lirinë të krijojë gjëra të cilat do të donte vet t'i blinte po të shkonte në dyqan.

Rita Ora me veshje që ka krijuar më parë me "Primark"

“Vetëm dëshiroja të krijoja veshje të cilat do të doja vet t'i bleja, veshje që duken si të modës së lartë, por që kanë çmim të arsyeshëm. Nuk e kam vënë emrin tim në to, sepse nuk dua që njerëzit të thonë ‘Oh do ta blej këtë se e ka bërë Rita Ora’, por dua që ata t’i blejnë veshjet sepse janë të mira e ju nevojiten. Bashkëpunimi me ta më jep ndjesinë sikur jam në shtëpinë time”, ka thënë ndër të tjera shqiptarja.

Koleksioni i kaluar i Ritës për "Primarkun", ku përfshiheshin, xhinset e rrobat e përditshme dhe aksesorët e këpucët, mori dy vvjet për t'u kompletuar.