Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, në tepihun e kuq të ngjarjes së madhe të modës “British Fashion Awards” në Londër, u shfaq më stil të ri flokësh.

Ajo, përveç që kishte flokët e shkurtër e me ngjyrë të verdhë, edhe vetullat i kishte lyer me po të njëjtën ngjyrë, duke i kombinuar me buzëkuq të errët.

Këngëtarja ka bërë postime në rrjetin social Instagram, në të cilat shihet e veshur me kostum dy pjesësh ngjyrë hiri, këmishë të bardhë me vija ngjyrë hiri e kollare ngjyrë rozë me pika të kuqe.

Ylli kostumin e kishte kombinuar me shumë stoli nga argjendi.

Në këtë ngjarje ajo është shoqëruar nga nëna e saj, Vera Ora, e cila shpesh shfaqet në tepih të kuq me të bijën.

Përveç Orës, me paraqitjen e saj, publikun e ka mahnitur edhe këngëtarja e mirënjohur, Rihanna.
Në këtë ngjarje ajo u shfaq e veshur me kostum një pjesësh me dantellë të zezë, të cilin e kishte kombinuar me një pallto me gëzof të kaltër si dhe kapelë të krijuar me formë të ekzagjerua me po të njëjtin material e ngjyrë.
Rihanna në këtë ngjarje, ka shkuar për ta shoqëruar partnerin e saj, reperin e njohur A$AP Rocky, i cili u nderua me çmimin “Inovatori Kulturor”.