Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka ndezur Tiranën me performancën e saj në sheshin “Skënderbej” të martën.
Ndër momentet më ndezëse ishte paraqitja me valle shqiptare. Rita Ora është shprehur e emocionuar në skenën e Tiranës.
“Unë jam vetëm një çikë si ju... Faleminderit që keni dalë prej shtëpisë dhe keni ardhur me më pa mua. Do të më përlotni”, ka thënë ajo. “Sa herë që vij këtu dhe kthehem gjithmonë në Shqipëri do të kërkoj të vini për të më parë. faleminderit që erdhët për mua. Jeni të mrekullueshëm. Nuk do të ju dëshpëroj asnjëherë, ju betohem për gjithë jetën time”, ka thënë tutje Ora në koncertin e saj falas.
{gallery}
Ora në skenë ka dalë me veshje me ngjyrë kuq e zi. Performancën e nisi me këngën “Ritual”.
Ora ditë më parë arriti në Tiranë ku u dekorua nga presidenti me titullin e lartë “Naim Frashëri”, për kontributin e dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit.
https://www.instagram.com/stories/ritaora/2921515238933249193/