Showbiz

Rita Ora kujton fëmijërinë si refugjate nga Kosova teksa bën thirrje kundër racizmit

Këngëtarja me prejardhje kosovare, Rita Ora, dëshiron të sigurohet që të gjithë fëmijët të kenë mundësi të jetojnë dhe të rriten në një ambient të mirë.

Ylli i hitit “Girls” ishte shpërngulur në Londër si fëmijë, pasi prindërit e saj Oraniku dhe Vera, u larguan nga vendlindja e tyre Kosova për t’i ikur represionit në fillim të viteve ’90, dhe tani këngëtarja deklaron se është falënderuese që ka pasur mundësi ta shijojë një fëmijëri të lirë, sepse kjo gjë ia ka mundësuar t’i gëzojë dhe vlerësojë më shumë të gjitha kujtimet e fëmijërisë, transmeton Koha.

Në një postim të fundit në Instagramin e saj, Rita e postoi një video ku shfaqet shumë e vogël duke luajtur dhe argëtuar, dhe poshtë saj kishte shkruar: “Tung të gjithëve. Besoj se arsyeja e këtij postimi është që ta ndajë me ju një kujtim nga fëmijëria ime, nga vera e vitit 1994. Thjeshtë, u ndjeva e lirë teksa e shikoja këtë video dhe doja ta ndaja me të gjithë ju. Edhe si fëmijë, vërehet se e kam dashur kamerën shumë! Shpresoj që ky postim ju bënë të qeshni, thjeshtë duke e parë një fëmijë të lirë dhe të hareshëm. Dhe pikërisht këtë e meritojnë të gjithë. Pra, mundësinë për ta shijuar një jetë të mirë dhe rastin për të qenë të lumtur. Gjërat e thjeshta, siç është ndjenja e sigurisë për të shkuar në park dhe të qenit fëmijë pa brenga, janë gjithçka në këtë jetë. Sepse këto janë kujtimet që i mbajmë me vete gjithmonë dhe në bëjnë ata që jemi si të rritur. Le t’iu ofrojmë njerëzve një ambient të jashtëzakonshëm dhe të sigurt për të qenë fëmijë dhe për t’u rritur siç duhet,” ka përfunduar Ora.

Këngëtarja 29-vjeçare e njohur ndërkombëtarisht e pranoi se gjatë kohës sa është rritur në Londër si refugjate, ishte përballur me racizmin, si dhe i kritikoi ashpër të gjithë ata persona që i paragjykojnë të tjerët në bazë të racës dhe nacionalitetit.

Ylli i hitit “Let Me Love You” po ashtu u bëri thirrje njerëzve që t’iu ofrojnë fëmijëve një ambient ku mund të ndihen të lirë, në mënyrë që të rriten pa u përballur me paragjykime.

“Kur prindërit e mi vendosën të zhvendosen nga Kosova në Angli, ishte një eksperiencë mjaft e vështirë. Më kujtohet se u desh t’i shihja dhe përjetoja disa gjëra, vetëm për t’u ndjerë e përfshirë në shoqëri, në mënyrë që një vajzë refugjate të kishte mundësi të lozte me vajzat tjera. Por, kur e isha në parkun që shihet në video, më kujtohet se ndjehesha e lirë. Racizmi, mënyra si ndihen imigrantët dhe refugjatët është vërtetë një fenomen i tmerrshëm. Ne nuk mund të gjykohemi në bazë të ngjyrës së lëkurës, apo vendit prej nga vijmë. Ne jemi një racë e vetme. Raca njerëzore. Sidoqoftë, vetëm dua t’iu them se ju dua të gjithëve dhe shpresoj të keni buzëqeshur sot. Faleminderit… E juaja përgjithmonë, Rita.”

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Hi guys. I guess the reason for this post is to show you guys when I was little in the summer of July 1994. I guess I just felt free watching this and wanted to share. Why did I love the camera so much! Even as a kid! I hope this makes you smile, just watching a life of a young carefree kid. This is what everyone deserves, a chance to have a good life and an opportunity to be happy. The simple things of feeling safe going to a park eating an ice cream BEING A CAREFREE KID. Those are the memories we cherish. These are the moments that build us to who we become as adults. Let’s give people an incredible environment to be a kid in and grow in. When my parents decided to move to England from Kosovo it was hard. I remember I had to see and witness certain things just so I could fit in, just so the refugee girl can cooperate with the girls in the skipping rope game in the playground (that’s what I used to call it!), but when I was in that park I was free. Racism, how immigrants and refugees are treated! We can’t be justified by the colour of our skin or where we are from, we are one race. The human race. Anyway I love you guys, that’s just my 2 cents. I hope you smile today. Give kids a place to feel free in. Thank you. Yours forever Rita. ❤️

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on