Artistja me famë botërore, me rrënjë shqiptare, Rira Ora, në një intervistë që ka dhënë në podcastin e njohur të “DearMedia” ka thënë se Kosova ka qenë pjesë e Shqipërisë.
“Kam lindur në Kosovë, në Shqipëri. Kosova ishte pjesë e Shqipërisë, dhe pastaj jam shpërngulur në Londër kur isha njëvjeçare”, ka thënë Ora.
Pastaj intervistuesja i tha se në industri ka shumë shqiptarë.
Ylli shqiptar u përgjigj duke pohuar dhe duke vlerësuar punën e kolegeve të saja shqiptare.
“Po, është shumë mirë për tu parë kjo. Kur kam filluar unë në vitin 2012 nuk ka pasur. Tani është Dua Lipa dhe Bebe Rexha dhe është e mrekullueshme”, tha Ora.
Prezantuesja e pyeti këngëtaren se a i bëhen krahasime me koleget e saja shqiptare dhe Ora iu përgjigj duke thënë se janë “normale” krahasimet.
“Mendoj se është diçka e natyrshme kur njerëzit krahasohen e sidomos kur nuk ka shumë prej nesh (shqiptarëve) nëpër atë pjesë të botës. Por, të jem e sinqertë ne të tria jemi shumë të ndryshme nga njëra-tjetra”, është përgjigjur Ora.
Ora po ashtu u pyet nëse ka bërë ndonjë bashkëpunim apo mbledhi në mes tyre dhe Ora iu përgjigj duke thënë se ka ndenjur me Beben dhe Ava Max.
“Me Duan skam bërë ndonjë bashkëpunim ende, por do të ishte mirë nëse ne bëjmë diçka të gjitha bashkë”.
Këto deklaratë të Oras kanë nxitur edhe më shumë dëshirën e fansave që shqiptaret të bëjnë një projekt së bashku.
Shumë fansa kanë komentuar duke thënë se po duan të shohin bashkëpunime të shqiptareve bashkë.
Deklaratat e Rita Orës u përcollën me reagime nga mediumet serbe.
“Rita Ora shokon me deklaratën: ‘Kosova dikur i takonte Shqipërisë’”, ka shkruar mediumi serb “B92”.
“Rita Ora shkaktoi furtunë të përgjithshme me deklaratën e saj për Kosovën: Këngëtarja tregoi injorancë të madhe, qëllimi i saj ishte të provokonte?” – ka shkruar mediumi tjetër serb “Blic.rs”.
@dearmedia We need a @Rita Ora @Ava Max @BebeRexha @Dua Lipa collab asap ? #albainan #albaniantiktok #femalmusicians #musiciancollab #ritaora #notskinnybutnotfat #podcastclips ♬ original sound - Dear Media