Showbiz

Rita Ora do t’i bashkohet Kylie Minogues në turne botëror

Kylie Minogue dhe Rita Ora

Kylie Minogue dhe Rita Ora

Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, do t’i bashkohet koleges së saj, këngëtares, Kylie Minogue në turneun më të madh që nga viti 2011.

Ora, përmes llogarisë së saj në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e turneut të Minogues.

“Jam shumë e lumtur të bëj të ditur se do të shkojë në turneun 'Tension' me Kylie Minogue në Amerikën Veriore!!! Do të kënaqemi shumë dhe mezi po pres t’i shoh fytyrat tuaja të bukura. Biletat në shitje tani!”, ka shkruar Ora, pasi ka ndarë lajmin.

Hiti “Padam Padam”, për të cilin Minogue u nominua për çmimin “Grammy 2024”, gati kishte për të qenë i Oras.

Producentiu i kësaj kënge, Lotsboy, ka thënë për The Sun se hiti është shkruar në muajin shkurt të vitit 2022.

“Pasi e kishim krijuar këngën kaluam muaj pa bërë ndonjë kontratë me këngëtarë dhe pastaj ua dërguam label-ve të Kyliet e Ritës dhe dikush me tha se Kylie do ta këndonte shumë mirë. Ani pse ishin të pasigurt dhe kishte një moment kur Rita dëshironte ta bënte marrëveshjen”, ka thënë producenti.

Ora dhe Minogue

Lotsboy, i cili ka punuar edhe me të tjerë yje si Dua Lipa, Ellie Goulding, Griff e Lewis Capaldi, e vlerësoi lartë punën që ka bërë Kylie dhe u befasua që e zgjodhi atë.

Kënga nga albumit “Tension” i Minogues u bë hiti që definoi vitin 2023.

“Më kanë pëlqyer të gjitha videot e fotografitë që kanë bërë njerëzit me këngën 'Padam', janë thjesht të mrekullueshëm të gjithë ata njerëz”, pati thënë Minogue për Rolling Stone.