Produktet e bukurisë

Rita Ora brenda muajit lanson linjën e saj me produkte për flokë

Rita Ora dhe Anna Lahey

Rita Ora dhe Anna Lahey

Këngëtarja me famë botërore, me origjinë shqiptare, Rita Ora, më datë 18 të këtij muaji do të lansojë linjën e saj me produkte për trajtimin e flokëve.

Këngëtarja e aktorja po krijon linjën e saj të produkteve të mirëmbajtjes së flokëve, që do të emërtohet “Typebea”, ku do të përfshihen serume, tretmanë për shkëlqim, shampo e zbutës, produkte të cilat kanë për qëllim riparimin e flokëve të dëmtuar.

“Typebean” këngëtarja e krijoi në partneritet me biznesmenen australiane të produkteve të bukurisë, Anna Lahey.

Lajmin e bëri të ditur vet Ora, përmes llogarisë së saj në rrjetit social Instagram.

“Jam shumë e emocionuar që më në fund po tregoj rreth një pasioni të madh që kam. ‘TYPEBEA’, produktet kualitative për kujdesin e flokëve, që kam krijuar bashkë më Anna Lahey. Marrëdhënien që kemi me flokët tanë është diçka shumë personale. Për mua flokët janë një pjesë e madhe e identitet tim, kreativitetit dhe vetëbesimit. Përgjatë karrierës kam pasur pothuajse çdo stil e ngjyrë të flokëve. I kam zbardhur, kam përdorur shtesa e i kam prerë të shkurtra. Por tani mund të them se flokët i kam më të shëndetshëm së kurrë. Mezi po pres ta ndaj këtë me ju! ‘TYPEBEA’ do të lansohet shumë shpejt!”, ka shkruar shqiptarja.

Fansat u treguan entuziast për t’i parë e për t’i provuar produktet e Oras, pasi komentet e tyre në postimin e saj ishin të shumta, ku shkruanin se mezi po presin t’i provojnë.

Ora, vitin e kaluar pati bërë një bashkëpunim me kompaninë Lidl, ku pati lansuar disa pajisje elektrike për stilimin e flokëve me çmime shumë të volitshme.

Adhuruesit të cilët i kishin provuar këto produkte dhe patën postuar video me komente pozitive në rrjete sociale.