Showbiz

Rihanna pi para kamerave dhe e pranon se kurrë nuk e ka shikuar “GoT”

Rihanna (31) mori pjesë në sfidën e popullarizuar 'Day Drinking' me prezantuesin amerikan Seth Meyers (45). Dyshja po pinte për ca orë dhe këngëtarja dukshëm e disponuar nuk hezitoi të dehej para kamerave. Ajo po pinte birrë, kokteje dhe pije të forta, dhe me prezantuesin shumë shpejt filloi të argëtohej. Me të qeshura, para fundit të emisionit, këngëtarja filloi t’i bënte grim prezantuesit. Videoja u bë shumë shpejt virale, dhe aktualisht po u afrohet tre milionë shikimeve në YouTube.

Adhuruesit u mahnitën me shfaqjen e relaksuar të Rihannas dhe shumë prej tyre e vërejtën se kur ajo pi në të folurin e saj vërehej theksi barbadosian.

Gjithsesi, të gjithë u shokuan nga një gjë. Këngëtarja tha se ende nuk e ka parë asnjë episod të serisë së megapopullarizuar "Game of Thrones", shkruan KOHA Ditore.

“Jo, kurrë. Asnjë episod”, - tha këngëtarja.

Rihanna e ka publikuar studio albumin e saj të fundit “Anti” në vitin 2016, dhe së shpejti do të publikojë këngë të reja. Këtë vit ajo u paraqit në muzikorin “Guava Island”.