Showbiz

Rihanna: Do të doja t'i ndërroja rolet me fëmijët e mi

Rihanna

Rihanna ka thënë se do të donte të rikthehej në figurën trupore që kishte para shtatzënësisë

Këngëtarja me famë botërore, me prejardhje nga ishujt Barbados, Rihanna, ka thënë se ndonjëherë ka qejf t’i ndërrojë rolet me fëmijët e saj që i ka me reperin e mirënjohur ASAP Rocky.

Në ngjarjen e lansimit të produkteve të reja nga kompania e saj “FENTY” dhe kompania e mirënjohur e veshjeve sportive “PUMA”, ajo u pyet nga gazetarja e Entertainent Tonight, se në vend të kujt do të donte të kalonte një ditë.

“E dini çka? Në vend të fëmijëve të mi. Sepse ata jetojnë jetën më së miri duke pasur dashuri nga të gjithë. E dinë që i duan”, ka thënë ajo.

VIDEO:


Ditë më parë në një intervistë për revistën Interviw, këngëtarja ka thënë se nuk e di sa fëmijë do të ketë, por se dëshiron të ketë më shumë se dy dhe do të provonte të kishte një vajzë.

Ajo gjithashtu ka thënë se do të donte të rikthehej në figurën trupore që kishte para shtatzënësisë por pa bërë ndërhyrje kirurgjike më përjashtim për gjinjtë.