Rezultatet preliminare të autopsisë së këngëtarit anglez, Liam Payne, kanë treguar se ai kishte disa lloje të drogave në organizëm, përfshirë “Tusin”, e cila njihet si kokainë rozë.
Payne vdiq pasi ka rënë nga ballkoni i katiti të dytë të një hoteli në Buenos Aires të Argjentinës.
“Raporti preliminar i toksikologjisë ka gjetur se ish-anëtari i grupit të njohur ‘One Direction’, i cili vdiq më 16 tetor në moshën 31-vjeçare, në kohën kur vdiq ka pasur disa lloje drogash në organizëm”, ka thënë një burim për ABC News.
Një nga substancat e raportuara është ‘kokaina rozë”, ndryshe e njohur si “Tusi” apo “Tuci”, për të cilën Instituti Kombëtar Shëndetësor në SHBA pati deklaruar se është një drogë rekreative e cila zakonisht krijohet nga kombinimi i metamfetaminës, ketaminës e MDMA.
Kohët e fundit kjo lloj droge është raportuar të ketë lidhje me rastin e reperit të njohur P. Diddy, i cili aktualisht është në paraburgim dhe po përballet me mori padish për krime seksuale. Në një nga paditë kundër “ikonës globale”, ish-bashkëpunëtori i tij, Rodney Jones, ka thënë se reperi, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, “kërkonte nga të gjithë të punësuarit e tij që të silleshin nëpër shtëpi me qese të mbushura me ‘tusi’”.
Ndërkohë New York Times ka shkruar se rezultati përfundimtar i toksikologjisë është ende nën shqyrtim dhe nuk ka datë të caktuar se kur do të publikohet.
Një zëdhënës i policisë së Buenos Aires gjithashtu ka thënë se rezultat preliminare të autopsisë sugjerojnë se Payne “ka pësuar gjakderdhje të brendshme e të jashtme” si dhe “shumë lëndime traumatike”.
Autoritet gjithashtu kanë deklaruar se rënia nga ballkoni i katit të tretë të hotelit “CasaSur”, ia shkaktoi yllit lëndimet fatale.
Këngëtari u shpall i vdekur më 16 tetor, pasi shërbimet emergjente i janë përgjigjur telefonatës së menaxherit të hotelit, pasi ai i kishte lajmëruar se “është një njeri me sjellje agresive, i cili mund të jetë nën ndikimin e drogës dhe alkoolit”.
Alberto Crescenti, drejtor i zyrës lokale të shërbimit emergjent, ka thënë për “Buenos Aires Times”, se nuk kishte asnjë mundësi që dhënësit e ndihmës së parë t’ia shpëtonin jetën Paynet pasi që ka pësuar lëndime shumë serioze.
Payne i bë i famshëm si një nga anëtarët e grupit të njohur “One Direction”, një nga brendet më të popullarizuara në historinë e muzikës.
Grupi ishte formuar përgjatë garës së spektaklit “X Factor” në vitin 2010, ku Payne, Harry Styles, Niall Horan, Zayn Malik dhe Louis Tomlinson bënë audicione si solo artistë para se t’i bashkoheshin grupit pesë anëtarësh.