Showbiz

Reperi shqiptar lidh bashkëpunim me një nga brendet më të njohura në botë

Një tjetër shqiptar është përfshirë në industrinë e modës. Bëhet fjalë për reperin e njohur Action Bronson, i cili ka lidhur një bashkëpunim me brendin e njohur "New Balance".

Me këtë koleksion ata duan t’i bashkojnë të gjitha ngjyrat e tokës së bashku në atleten e ideuar nga Bronson.

Nga fotografia e postuar në rrjetet sociale, vërejmë se pjesa e poshtme e atletes e ngjyrosur me të kaltër, përfaqëson oqeanin-ujin, pastaj është ngjyra kafe që përfaqëson tokën. Gjithashtu, vërejmë ngjyrat e neonit te shkronja "N" që përfaqësojnë qiellin dhe pa diskutim ngjyra e gjelbër që përfaqëson natyrën.

Nga sot, këtë koleksion mund ta porositni në faqen e brendit “New Balance”.

{gallery}