Showbiz

Reperi i famshëm britanik, pjesë e edicionit të sivjetmë të “Sunny Hill Festival”.

Stormzy

Reperi i famshëm britanik Stormzy do të performojë në edicionin e sivjetmë të Festivalit “Sunny Hill”, që do të mbahet në fund të korrikut në Prishtinë.

“Ai është veç një nga yjet që do të performojë në skenën kryesore të festivalit që pritet të publikojë edhe emra të tjerë të njohur gjatë ditëve në vazhdim”, është bërë e ditur në komunikatën për media nga organizatorët.

Stormzy, ishte pjesë e festivalit edhe në vitin 2022 në edicionin që u mbajt në Tiranë. Në Kosovë vjen për herë të parë. Disa prej çmimeve të fituara nga Stormzy përfshijnë Brit Awards, BBC Awards, Global Awards, MTV Europe Music Awards, Mercury Prize, AIM Independent Music Awards etj.  

Në vitin 2019, Stormzy ishte artisti kryesor në Glastonbury Festival që mbledh mbi 200 mijë njerëz në ditë. Ndërsa në nëntor të 2022-së publikoi albumin e tij të tretë “This Is What I Mean”.  

Edicioni i sivjetmë i festivalit mbahet prej 25 deri më 28 korrik.

Përveç Stormzy, deri më tani janë zbuluar edhe disa emra të artistëve si: Black Coffe, Burna Boy, The Blaze, DJ Snake, Martinez Brothers, Griff, Chloe Caillet, Edgar Kerri, MYGAL, DJ Regard.

Për herë të parë, ky festival do të mbahet në Bërnicë të Poshtme, në hapësirën e re të dedikuar për festivalin.