Ice Cube ka thënë se ka humbur një kontratë në vlerë prej 9 milionë dollarësh pasi kishte zgjedhur të mos e pranonte vaksinën kundër COVID-19.
Sipas revistës “Variety”, reperi dhe aktori i famshëm ishte përjashtuar në tetor të vitit 2021 nga një rol në komedinë e Sonyt me titull “Oh Hell No”.
Revista ka shkruar se producentët e filmit kishin kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit e filmit që të ishin të vaksinuar në mënyrë që të mund të merrnin pjesë në xhirime të cilat do të kryheshin në ishujt Havai.
“E hedha poshtë një film sepse nuk doja ta merrja vaksinën”, ka thënë Cube në një episod të re të podcastit “Million Dollaz Worth of Game”.
“Hodha poshtë 9 milionë dollarë. Nuk doja të vaksinohesha dhe nuk e di se si ndihet tani ‘Hollywoodi’ për mua”, është shprehur reperi.