Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Reese Witherspoon, ka nxitur reagime të ashpra nga fansat, pasi bëri një pije me borë. Fansat janë shfaqur të irrituar nga veprimi i saj, raporton CNN.
Aktorja ka ndarë një video në rrjetin social “TikTok”, ku shihet se argëtohet duke marrë borën e mbledhur mbi një veturë për ta bërë një pije me të, duke e përzier me karamele e çokollatë për të bërë një shije të mirë të kafesë.
VIDEO:
Fansat dhe ndjekësit pastaj i kanë komentuar yllit duke i thënë se bora nuk është bërë për t’u ngrënë.
Ajo pastaj komentoi vetë duke pyetur se mos ka bërë ndonjë veprim të keq.
“A është kjo gjë e keqe? A nuk duhet të ha borë?”
Ajo pasi bëri dy video nëpër të cilat adresoi shqetësimet e ndjekësve, ka thënë se “njeriu jeton vetëm një herë”.
“Në rregull, jemi pjesë e kategorisë ku të gjithë mendojmë se ‘njeriu jeton vetëm një herë’. Këtu bie borë vetëm një herë në vit më duket, nuk e di. Dhe dua të them diçka, ishte shumë e shijshme, ishte e mirë”, ka thënë Witherspoon në video.
Ajo më pas shpjegoi se kur ishte e vogël kishte pirë ujë nga çezma e nga zorra e ujit, e ndoshta kjo është arsyeja që sot është ajo që është dhe nuk i pengon të hajë borë.