Boksieri i kthyer në luftëtar ukrainas, Wladimir Klitschko ka falënderuar grupin amerikan të rokut Red Hot Chili Peppers për mbështetjen e tyre për refugjatët ukrainas.
Duke iu referuar këngës së tyre Can't Stop, të cilën ai e përdori si muzikë hyrëse për një pjesë të karrierës së tij në boks, vëllai i kryebashkiakut të Kievit Vitali Klitschko thotë: “Bota 'Can't Stop' kujdeset, e gjithë mbështetja ka rëndësi”, shkruan BBC.
Rokerët nga Kalifornia u kishin bërë thirrje liderëve botërorë dhe njerëzve në mbarë botën që të mbështesin refugjatët në një postim në Twitter.
Thank you @ChiliPeppers for having my back throughout my boxing career and now supporting the Ukrainian refugees. The world “Can’t Stop” caring, all support matters. #StandUpForUkraine https://t.co/vFytOHVKg8
— Klitschko (@Klitschko) April 10, 2022