Showbiz

Realizmi i reality shou të P.Diddyt anulohet si pasojë e padive ndaj tij

Reperi me famë botërore, Sean Diddy Combs, i njohur si P.Diddy ishte duke punuar në një reality shou në të cilin do të shfaqej ai dhe familja e tij, por kjo nuk do realizohet, raporton the Daily Beast.

Reality shou ishte paraparë të quhej “Diddy+7” dhe u planifikua të transmetohej në “Hulu”, por kjo e fundit e anuloi marrëveshjen.

Shfaqja, ishte në zhvillim e sipër nga kompania prodhuese e James Corden, “Fulwell 73”. Një zëdhënës i Disneyt i ka thënë “NBC News” se projekti ishte në fazat e fillimit dhe nuk është aktualisht në prodhim.

Kjo ndodhi pasi P.Diddy është paditur për trafikim, drogë, dhunim, e sulm seksual nga ish-e dashura e tij Casandra Ventura, e njohur si Cassie.

Pas Cassiet edhe tri gra të tjera e paditën këngëtarin me gati po të njëjtat akuza, të cilat P.Diddy i mohoi përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Akuza të sëmura janë bërë kundër meje nga individë që kërkojnë të fitojnë para të shpejta. Më lejoni të jem absolutisht i qartë: nuk bëra asnjë nga gjërat e tmerrshme që pretendohen”, ka shkruar ai.