Muzikë

Reagon këngëtarja e famshme pasi Beyonce do t’ia përfshijë këngën në album

Beyonce

Foto: Associated Press

Këngëtarja e famshme Dolly Parton, ka reaguar, pasi ylli me famë botërore, Beyonce, publikoi listën e këngëve të albumit të saj të ri, i cili do të dalë në shitje së shpejti, e ku përfshihet edhe kënga e saj “Joline”.

“Lëshojeni versionin origjinal, ndërsa prisni për ‘Joline’ të Beyonces”, ka shkruar Parton, në InstaStory, raporton Entertainment Tonight.

Postimi i këngëtares Dolly Parton në InstaStory

Ajo pati thënë më herët se ka dëgjuar se Beyonce do ta ripërpunojë këngën e famshme të saj “Joline” e do ta përfshijë në albumin e ri.

“E dua, është vajzë e bukur dhe këngëtare shumë e madhe. Kemi shkëmbyer mesazhe ndër vite. Ajo dhe mamaja e saj janë adhuruese të mia dhe ky fakt më ka prekur gjithnjë sepse gjithmonë kam menduar se ajo është e jashtëzakonshme”, pati thënë Parton.

Albumi i ri Beyonce, “Cowboy Carter”, pritet të dalë në shitje nesër, më 29 mars.