Showbiz

Raportohtet se Lopez është në lidhje me aktorin Kevin Costner

Jennifer Lopez

Jennifer Lopez

Duket se artistja, Jennifer Lopez ka krijuar një lidhje të veçantë me aktorin Kevin Costner, pas ndarjes së të të dyve nga partnerët e tyre të mëparshëm.

Burime të ndryshme sugjerojnë se ata janë në kontakt të vazhdueshëm që nga takimi i tyre në Aspen dhe planifikojnë të darkojnë së bashku në javët e ardhshme.

Lopez dhe Costner në Aspen

Sipas burimeve të Hindustan Times megjithëse Jennifer Lopez nuk po nxiton për të hyrë në një lidhje të re, ajo duket të jetë entuziaste për mundësinë e një lidhjeje më të thellë me Costner-in, veçanërisht për shkak të interesave të përbashkëta në film, muzikë dhe vlerësimit të punës së njëri-tjetrit.

Costner dhe ish-gruaja e tij, Christine Baumgartner, me të cilën u divorcua në vitin 2023 pas 18 vjetësh martesë

“Jennifer dhe Kevin menjëherë u lidhën për shkak të pasionit të përbashkët për financimin e projekteve të tyre, një gjë që është mjaft e rrallë në Hollywood”, ka thënë një burim.

Kjo mund të jetë një bazë e fortë për miqësinë e tyre të re.
Lopez, një fanse e projektit filmik “Yellowstone”, në të cilin luan aktori, dhe Costner, një aktor, producent dhe muzikant me përvojë, kanë shumë gjëra të përbashkëta që mund të shërbejnë si një themel i fortë për një lidhje më të ngushtë.

“Costner nuk mund të mos e lavdërojë Lopez-in për formën e saj të shkëlqyer fizike dhe pamjen rinore. Ky kompliment është një tjetër shenjë e vlerësimit të Costner për Lopez-in”, ka thënë një tjetër burim.

Sidoqoftë, një aspekt interesant është se aktori Ben Affleck, ish-bashkëshorti i Lopezit, ka folur gjithmonë shumë mirë për Kevin Costner, gjë që mund ta bëjë Lopez-in të ndihet më rehat në lidhje me këtë miqësi të mundshme.

Lopez dhe Affleck

Në fund, ani pse gjërat janë ende në një fazë të hershme, raportohet se Costner i ka dërguar një buqetë të madhe me lule të preferuara Lopezit dhe një shishe të madhe shampanjë pas takimit të tyre në Aspen, duke treguar se ka interes të qartë dhe vlerësim për të.

Pavarësisht se gjërat janë ende të freskëta, duket se ka një lidhje  dhe respekt të ndërsjellë që mund të qojë në një miqësi apo diçka më shumë.