Është raportuar se aktorja, Selena Gomez, është fejuar në fshehtësi me Benny Blanco para disa muajve, por që ka vendosur ta mbajë lajmin të fshehtë deri në muajin dhjetor, kur e bëri publike fejesën.
Ylli I projektit filmik “Only Murders In The Building”, lajmin për fejesën e bëri në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, por një burim sugjeron se çifti ka qenë i fejuar që nga muaji gusht dhe e mbajtën këtë ngjarje të fshehtë deri tani për të shmangur lidhjen që mund t’i bëhej me njoftimin e ish-dashurit të Selenas, Justin Bieber, se është bërë baba për herë të parë.
“Ata u fejuan në gusht dhe Selena nuk donte që fejesa e saj të lidhej në asnjë mënyrë me Bieberin. Ata e dinin se kjo do të ndodhte”, ka thënë një burim Daily Mail.
Burimi ka shtuar se Gomez ishte e vetëdijshme se do të kishte shumë thashetheme që do të thoshin se ajo u fejua për të tërhequr vëmendjen nga lajmi se Bieber po bëhej baba, ose që do të thoshin se ajo e bëri këtë për ta “mposhtur” atë.
Bieber, i cili ishte në një lidhje me Gomezin për tetë vjet para ndarjes në vitin 2018, mirëpriti një djalë me gruan e tij Hailey në muajin gusht.
Gomez, 32 vjeçe, e shpalli fejesën e saj me Blancon në muajin dhjetor, pas një viti lidhje.
Ajo shpërndau foto të unazës së fejesës dhe disa pamje të çiftit duke shijuar një piknik pas propozimit. “Përgjithmonë fillon tani” ka shkruar Gomez, ndëkrohë që Blanco komentoi: “Ajo është gruaja ime”.
Gomez dhe Blanco, të cilët u njohën në vitin 2019 dhe filluan të dilnin bashkë katër vjet më vonë, e konfirmuan romancën e tyre në muajin dhjetor të vitit 2023.
Ylli i filmit “Emilia Perez” ka shpjeguar se ata vendosën të ndanin disa detaje të lidhjes së tyre publikisht, një zgjedhje që e ka bërë atë të ndihet “e sigurt” me partnerin e saj.
“Mendoj se kjo është ndjenja më e sigurt që kam pasur ndonjëherë në një marrëdhënie dhe shoh një të ardhme me këtë person”, pati thënë Gomez për Hollywood Reporter.
Çifti ka marrë shumë mesazhe urimesh dhe shoqja e Gomezit, Taylor Swift, ka bërë shaka se po planifikon të jetë në grupin e dasmës, duke komentuar “Po, dua të jem vajza e luleve”.