Një unazë që duket si unazë fejese në gishtin e të dashurës së aktorit të mirënjohur të Hollywoodit, Leonardo DiCaprios, modeles Vittoria Ceretti, ka ngjallur spekulime se ata janë fejuar.
Entetainment Tonight shkruan se Cerreti po mbante unazën në gisht, ndërsa po drekonte së bashku me aktorin në një nga restorantet më të famshme të Los Angelesit.


Çifti, që ka mbajtur romancën larg kamerave, habiti adhuruesit me paraqitjen e fundit duke treguar afërsi ndaj njëri-tjetrit si asnjëherë më parë, pasi DiCaprio u pa duke e ushqyer modelen ndërkohë që ajo vendoste dorën mbi supet e aktorit.
Romanca ndërmjet Leonardo DiCaprios dhe Vittoria Cerettit, u bë publike verën e kaluar, pasi u panë duke kaluar momente intime në një klub nate në Ibiza të Spanjës. Që atëherë, dyshja janë fotografuar bashkë disa herë, përfshirë momente duke kaluar kohë bashkë me familjet e njëri-tjetrit.