Showbiz

Raportohet se Haily Bieber është bërë nënë

Hailey dhe Justin Bieber

Hailey dhe Justin Bieber

Pasi më parë, modelja, Hailey Bieber, pati konfirmuar se bebja që po e pret me burrin, këngëtarin, Justin Bieber, do të lind në fillim të gushtit, raportohet se ajo tashmë ka lindur fëmijën e parë.Modelja 27 vjeçe dhe burri i saj, 30 vjeç, në muajin maj patën dhënë lajmin se po presin një bebe, ndërkohë që patën thënë se Haily është gjashtë muajsh shtatzënë, gjë që tregonte bebja pritet të lindë në muajin gusht, shkruan FemaleFirst.

Haily ka postuar në rrjete sociale duke shkruar “kemi një surprizë”, duke bërë që fansat të mendojnë se ajo tashmë është bërë nënë.

Ajo fillimisht ka postuar nga llogarie e brendit të saj të bukurisë “Rhode” duke shkruar “Përshëndetje”.

“Kemi një befasi” ka shkruar ajo mbi një postim të “Rhodes” rreth shkuarjes në Kanada të "kabinës së grimit", të brendit të saj, e cila është në një lloj turneu promovues duke u shfaqur në Palm Springs, Los Angeles, Miami, Londer e Ibiza.

Postimit i ka bashkangjitur një emoji të syrit dhe disa fjongo ngjyrë rozë.

Së shpejti, kjo kabinë do të shkojë në Toronto më 20 gusht, ku Hailey ka thënë se do ta sjellë një “befasi”.

Ndërkohë Justin ditët e fundit ka qenë mjaft i heshtur në rrejte sociale. Postimi i tij u fundit ishte me datën 8 gusht.