Është raportuar se aktori Denzel Washington, ishte përleshur me Sean Combs, i njohur si P.Diddy, në një nga ndejat që organizoi reperi.
Aktori fitues i çmimit “Oscar” shkonte në ndejat që organizonte Combs, i cili është në burg e po pret të gjykohet për sulm seksual, trafikim seksual, dhunim, drogim e një mori akuzash tjera, të cilat pretendohet të kenë ndodhur në këto festa që organizonte ai.
Një burim i ka thënë US Weekly se njëherë e ka dëgjuar Washingtonin duke i bërtitur reperit me fjalët “ti nuk e respekton askënd”, ndërkohë që aktori dhe gruaja e tij Pauletta Washington ishin të pranishëm në festë, por diçka dukej sikur nuk po shkonte si duhet, raporton FemaleFirst.
Denzel dhe Combs ishin parë bashkë në shumë ngjarje, përfshirë ngjarjen e ndarjes së çmimeve “Essence Awards 2001”, në inaugurimin e ish-presidentit të SHBA-së, Barack Obama në vitin 2009 si dhe në lojëra të ndryshme në NBA.
Nuk dihet se për çfarë ishin duke u përleshur në mes vete dy yjet, ndërkohë që nuk dihet nëse ka ndonjë lidhshmëri më akuzat me të cilat po përballet reperi.
Combs aktualisht është në burg dhe i ka mohuar të gjitha pretendimet për të cilat akuzohet ndërkohë që lirimi me kusht i është mohuar dy herë.
Ai është goditur edhe me një sërë akuzash të reja, ditë më parë, pasi një avokat nga Teksasi mbajti një konference për shtyp duke thënë se firma e tij do t’i përfaqësojë 120 persona që akuzojnë P.Diddyn për sulme e krime seksuale, përfshirë të mitur si dhe një nëntëvjeçar.
Një ndër avokatët e ekipit mbrojtës të reperit ka thënë se ai i mohon fuqishëm të gjitha këto akuza dhe se kjo gjë ka nisur të shndërrohet në një “cirk mediash”.